Sot, me bashkëpunim të përbashkët ndërkomunal, filluam disa aktivitete për rregullimin dhe zbukurimin e parqeve dhe gjelbërimit përgjatë bulevardeve në territorin e komunës Aerodrom.
Nga afër realizimin e aktiviteteve në terren e ndoqën ushtruesi i detyres, drejtori Muamer Seferi, së bashku me kryetarin e komunës Dejan Miteski.
Me mekanizim përkatës, ekipet në terren së bashku me ekipet e komunës, në disa lokacione nëpër gjelbërim po kryejnë: kositjen me makinë të sipërfaqeve me bar, mbledhjen e barit të kositur dhe të gjetheve, krasitjen dhe rregullimin e vegjetacionit, formësimin e drurëve përgjatë shtigjeve të biçikletave, mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ngarkimin e masës së mbledhur në kamionë nëpër sipërfaqet publike të asaj pjese të qytetit.
Me këtë po e konfirmojmë përkushtimin tonë për sipërfaqe të rregulluara dhe të pastra për të gjithë vizitorët e bërthamës së gjelbër të qytetit.