Ekipet tona gjatë kësaj periudhe intensivisht punojnë në terren duke mbjellë fidane verore, duke kositur dhe ujitur sipërfaqet e gjelbërta publike, si dhe duke pastruar gjelbërimin nga bari i kositur dhe të gjitha llojet e mbeturinave.
Drejtori Sefi Shabani sot nga afër ka kontrolluar gjendjen dhe rrjedhën e aktiviteteve në hapësirat e gjelbëruara.
Fidanët janë të llojeve: tagetes, ageratum, begonia, celosia, coleus, cinnia cineraria, salvia, të cilat janë nga prodhim i kapaciteteve tona dhe tani po zbukurojnë hapësirat e gjelbërta.
Fidanët verore do të zbukurojnë gjethet e luleve me ngjyrat e tyre intensive në periudhën e ardhshme deri në ardhjen e vjeshtës.
Share