– Pas raportimit të qytetarëve për drurin e rënë në bul. 8 Shtatori, ekipet e terrenit këtë mëngjes bënë intervenim duke e larguar drurin.
– Gjithashtu, ekipet me automjet platformë punuan edhe në krasitjen e degëve të tre drurëve te Spitali Universitar i Hematologjisë në rr. Nënë Tereza nr. 17 sipas Aktvendimit të lëshuar nga Sektori për Punë Komunale të Qytetit të Shkupit.

Mbulesa vjeshtore prej gjethesh është karakteristike në muajin tetor.

-Ekipet tona çdo ditë si dhe gjatë fundjavës i mbledhin gjethet nga sipërfaqet e gjelbra në të gjithë Parkun e Qytetit, i pastrojnë shtigjet e këmbësorëve, i mbledhin letrat dhe i ngarkojnë ato në kamion. Ju presim ta vizitoni parkun dhe të kaloni një fundjavë të këndshme me diell me të dashurit tuaj!

Share