Këtë javë pune e filluam me kositjen e gjelbërimit në bul.Aleksandri i Maqedonisë në Autokomandë. Ekipet e terrenit me mekanizim përkatës janë duke e rregulluar gjelbërimin si në korsinë e mesme ashtu edhe në të dyja anët e bulevardit, në dalje të Shkupit.
Krahas estetikës, struktura hortikulturore e gjelbërimit të bulevardit nëpër arterien e trafikut është e rëndësishme veçanërisht kundër ndotjes së ajrit në mjediset urbane të qytetit.
Sherbela, impatiens, tagetes, begonia dhe ageratum janë lulet me të cilat ekipet tona të terrenit i zbukuruan format dhe lehet e luleve nëpër qytet.
Kositja e sipërfaqeve me bar është ende aktivitet aktual i ekipeve nëpër të gjitha rajonet e qytetit.
Lulet e verës janë ato që do t'ju përcjellin pashmangshmërisht nëpër gjelbërimin e qytetit.
Me rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, sot në Parkun Natyror Gazi Baba organizuam aksion për pastrimin e mbeturinave, të cilit iu bashkuan shumica e nëpunësve administrativë, si dhe udhëheqësia e ndërmarrjes. Ta ndryshojmë botën, duke filluar nga mjedisi ynë jetësor!