Për shkak të temperaturave të larta dhe valës së të nxehtit, është vënë në funksion sistemi i ujitjes, ndërsa njëkohësisht vazhdon edhe aktiviteti prioritar – kositja e sipërfaqeve me bar në disa rajone të qytetit.
Paralelisht me këto aktivitete, po kryhet krasitja e degëve të varura të pemëve që vështirësojnë lëvizjen e lirë në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe formësimi i shkurreve dekorative.
Pas përfundimit të kositjes, bari i kositur pastrohet me fryrës ajri, ndërsa bëhet edhe grumbullimi i letrave dhe mbeturinave, të cilat më pas transportohen me kamion.