Manushaqja (Viola) është specie e familjes Violaceae. Megjithëse në dukje është delikate, në fakt njihet për tolerancën dhe rezistencën e madhe ndaj temperaturave shumë të ulëta. Me petalet e saj të holla dhe delikate, është një dekorim i mrekullueshëm dimëror. Ngjyrat e luleve variojnë nga ngjyra vjollcë e deri në nuanca të ndryshme të ngjyrës së kaltër, të verdhë, ndërsa gjendet edhe me ngjyrë të bardhë. Lulëzon intensivisht në vjeshtë dhe në pranverë me ngjyrat e saj mahnitëse, ku ekzistojnë 500 deri në 700 lloje.
Viola është pjesë e kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjes sonë dhe tashmë i zbukuron lehet dhe figurat e luleve nëpër sipërfaqet e gjelbra publike në qytet.
Share