Shërbimet operative edhe sot po realizojnë aktivitete për rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëra në disa lokacione në Shkup.
Në Mega Parkun e Butelit vazhdimisht po kryhen aktivitete për rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirës, si dhe ujitjen e sipërfaqeve të gjelbëra. Parku është i përgatitur për vizitorët për shëtitje, pushim dhe kalim të kohës së lirë në natyrë. Njëkohësisht, në bulevardin „Hristijan Todorovski Karposh“ është rregulluar shiriti i mesëm.
Në Rajonin e Çairit po kryhet kositja dhe rregullimi i sipërfaqeve të gjelbëra, si dhe rregullimi i rrethrrotullimit.
Share