Në Parkun e natyrës “Gazi Baba”, gjatë këtyre ditëve ekipet tona realizuan vendosjen e tabelave të reja informative. Janë përgatitur gjithsej katër tabela informative. Të njëjtit ofrojnë përmbajtje në lidhje me botën bimore dhe shtazore të përfaqësuar në këtë territor, gjithashtu janë ofruar edhe shenjat informative për të njëjtit që janë vendosur në disa prej lokaliteteve të parkut. Përskaj porosisë së rëndësishme që ta ruajmë natyrën, me rëndësi të madhe janë edhe informacionet dhe të dhënat për atë se si duhet të sillemi gjatë qëndrimit tonë në hapësirat publike në suaza të park – pyllit. Aktivitetet lidhur me përgatitjen dhe vendosjen e tabelave të reja informative që bëjnë pjesë në elementet e parqeve, përskaj mirëmbajtjes së gjelbërimit janë pjesë e rregullimit gjithëpërfshirës të parkut.

Share