Gjatë këtyre ditëve, ekipet tona filluan Aksionin e madh për pastrimin dhe rregullimin e Kejit të Lumit Vardar. Më saktë, duke filluar nga vend derdhja e Lumit Lepenc e deri te spitali “Axhibaadem Sistina”, me ndihmën e mekanizimit përkatës po realizohet pastrimi i terrenit, ngarkimi i mbeturinave ndërtimore, kositja, krasitja e degëve të vegjetacionit të ulët, ngritja e dheut të rënë si dhe aktivitete të tjera të ngjashme.  Aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhme. Për ndryshe, ky Aksion po realizohet me Qytetin e Shkupit dhe në bashkëpunim me UNDP, me qëllim që të kjo pjesë e Kejit të lumit Vardar të fitojë një hapësirë tërësisht të re dhe të rregulluar publike.

Share