Njëri prej projekteve lidhur me rregullimin e gjelbërimit përgjatë rrugëve të komunikacionit në qytetin tonë, përfshin edhe ngritjen dhe rregullimin e gjelbërimit në bulevardin “Nikolla Karev” (“Rruga e plastikëve”) në afërsi të “Bit Pazarit”. Për momentin, në mënyrë intensive po punojmë për rregullimin e tërësishëm të kësaj pjese të gjelbërimit të bulevardeve, ku kontrollimin e aktiviteteve e realizoi edhe drejtori i ndërmarrjes dr. Ardijan Muça. Gjatë periudhës që lamë pas, ekipet tona realizuan rregullimin e sipërfaqes prej 12.000 m2 përmes mbjelljes së sipërfaqes së re të barishtores si dhe përmes instalimit të sistemit të ri të automatizuar për ujitje dhe spërkatje. Stolisja e gjelbërimit gjatë stinës së vjeshtës do të plotësohet edhe me mbjelljen e fidanëve të rinj, ku i tërë lokaliteti do të fitojë një pamje të re të përcjellë me sipërfaqe të gjelbërimit të rregulluar.

Share