Aktivitetet lidhur me rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërimit publik dhe për gjelbërimin e mbarë qytetit, gjatë kësaj periudhe po zhvillohen me një dinamikë aktive.U mbollën fidan të rinj në më shumë lokalitete të gjelbërimit të bulevardeve dhe të korridoreve të gjelbërimit në suaza të rrugëve magjistrale dhe parqeve.Në aktivitetet e mbjelljes në mënyrë aktive u bashkëngjit edhe drejtori z. Ardijan Muça, gjatë kësaj ai për çdo ditë i përkrahur nga një numër i madh të qytetarëve, shoqatave, organizatave, sportistëve, studentëve…realizuan mbjelljen e fidanëve gjetherënëse dhe halore në më shumë lokalitete të gjelbërimit.

Zbukurimi dhe rregullimi i gjelbërimit në suaza të gjelbërimit urban dhe jashtë urban do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhme, si pjesë e aksionit të vjeshtës i cili u dedikohet mbjelljes së fidanëve.

Share