Reshjet e furishme të shiut që kapluan qytetin e Shkupi gjatë këtyre ditëve i shkaktuan dëme gjelbërimit dhe shkaktuan rënien e një numri të madh të drunjve në më shumë lokalitete të qytetit. Ekipet tona në kohë dhe me përkushtim punuan në drejtim të pastrimit të terrenit. U realizuan intervenime në: rr. “Nikolla Parapunov”, rr. “G Mihajllovski”, rr. “Borka Talevski 11”, rr. “Shitska 26” në Gjorçe Petrov, bul. “Aradhet partizane” (përball H. Karosh), rr. “Voin Drashkoviç” 2, afër Q.T. “Kapitoll Moll”, rr. “Aco Karamanov” afër rezidencës presidenciale, rr. “Vollgogradska”, rr. “Nikolla Rusinski” (afër Q.T. “Leptokaria”), rr. “Dame Gruev” si dhe në bul. “Goce Dellçev”, rr. “Skupi” në Bardovcë, afër SH.F. “Pestalloci”, rr. “Vasko Karangjelleski”, rr. “Veselin Maslesha”, rr. “Bozhidar Axhija”, afër restorantit “Ballkanika” dhe te Kisha Shën Pjetri dhe Pali.

Aktivitetet lidhur me pastrimin e terrenit po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme edhe në lokalitetet tjera për të cilët në vazhdimësi po pranojnë lajmërime. Ndërmarrja po punon në koordinim me Qendrën për menaxhim me kriza dhe nëse vëreni ndonjë dru të rënë, na njoftoni në numrin e telefonit 195.

Share