Edhe gjatë muajit dhjetor, aktivitetet punuese të ekipeve tona në terren po zhvillohen me intensitet të plotë. Kështu që gjatë ditës së sotme, drejtori i ndërmarrjes z. Ardijan Muça së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit z. Petre Shilegov dhe Kryetarin e komunës së Çairit z. Visar Ganiu, e vizituan parkun e lartpërmendur duke e promovuar të njëjtin si njërën prej sipërfaqeve më të bukura të gjelbërimit në qytetin tonë. Parku i ri është me një sipërfaqe prej 9.121 m2 dhe gjendet në lagjen e Fushë Topanës në suaza të komunës së Çairit. Më saktë, parku – sheshi i gjelbërimit gjendet në mes rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe rrugës “Ferid Murati” dhe i njëjti është tërësisht i rikonstruktuar, me këtë rast është instaluar sistemi i automatizuar i ujitjes, janë mbjellë fidanë halorë dhe gjetherënës por edhe trëndafila, me këtë kjo hapësirë radhitet në grupin e parqeve bukur të rregulluara në qytetin tonë.Në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe komunën e Çairit, në këtë park përskaj gjelbërimit u vendosën edhe ulëse të reja, shportat për mbeturina, korsitë e këmbësorëve si dhe rekuizita të reja për më të rinjtë.

Share