Si ndërmarrje publike e cila me përkushtim të veçantë i respekton parimet e ruajtjes së mjedisit jetësorë, përskaj faktit se kujdesemi për rregullimin e gjelbërimit të përgjithshëm ne po kujdesemi edhe për parqet e dedikuara për kafshët përkëdhelëse, si pjesë përbërëse e sipërfaqeve të gjelbërimit publik.

Të adaptuara me elemente përkatëse për rekreacionin e kafshëve shtëpiake përkëdhelëse, këto parqe i ndërtuam në më shumë lokalitete të qytetit. Përpjekjet tona drejtë mundësimit të kushteve adekuate edhe për kafshët në suaza të mjediseve urbane, janë një indikatorë i qartë për kontributin që po e japim drejtë ofrimit të një mjedisi jetësorë të rregulluar për nga aspekti kolektiv.

Share