Parku i Çairit gjendet në komunën e Çairit, në Bul. Hristijan Todorovski Karposh, afër stadionit të KF “Shkupi” dhe është parku më i vizituar në këtë komunë.

Parku është ngritur në periudhën e viteve 1929 – 1930 dhe i njëjti shtrihet në një hapësirë prej  rreth 16.209 m2.

Në parkun, sipas Pasqyrës Kadastrale për vitin 2019 gjenden 31 drunj halorë, 121 drunj gjetherënëse, 28 kaçuba gjetherënëse dhe rreth 58 m2 sipërfaqe të mbjella me lule.

Që parku i Çairit vazhdimisht të jetë i gjelbëruar, u lulëzuar dhe i pastër, për çdo ditë kujdesen ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup.

Prej përmbajtjeve tipike të parqeve, të cilët e stolisin këtë parku do ti theksojmë këndin e lojërave për fëmijët, zonën e fitnesit të përcaktuar për sport dhe rekreacion, shumë ulëse për pushim dhe relaksim nën hijet e frashrave dhe platanëve të vjetër, më pas edhe një bibliotekë interesante në mjedis të hapur, dy shtëpiza të drunjta dhe një shatërvan i mrekullueshëm.

Share