Angazhimi, përkushtimi dhe puna e realizuar – çdo herë paraqesin prioritete sipas të cilave ndërmarrja publike tenton dhe synon ti realizojë qëllimet dhe vizionet e parashtruara. Si pjesë e këtyre aktiviteteve është edhe projekti “mikro 20”. Me rregullimin e sipërfaqeve të gjelbërimit në suaza të bulevardeve, si një prej pjesë prioritare të gjelbërimit të hapësirave urbane në mbarë qytetin, me projektin “mikro 2020” i jepet saktësisht një pamje e re e gjelbërimit të qytetit. Duke theksuar bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit, ekipet e ndërmarrjes publike gjatë kësaj periudhe këtë projekt e realizuan përmes rregullimit hortikulturorë – mbjelljes së vegjetacionit që përfshin lloje të ndryshme të fidanëve. Kështu që mbjelljet u realizuan: në afërsi të Postës, në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”, në bulevardin “Koço Racin”, në bulevardin “Kemal Sejfulla”, në afërsi të Poliklinikës “Çair”, në Parkun e qytetit dhe me këtë lloj të rregullimit do të vazhdohet edhe në suaza të bulevardeve të tjera të qytetit.Ky projekt, si sfidë për ndërmarrjen publike, paraqet një nxitje dhe përpjekje për realizimin e mëtutjeshëm të projekteve të llojit të tillë.

Për gjelbërimin dhe për ajrin e pastër – që na nevojiten të gjithëve.

Share