Me aksionin pranveror të gjelbërimit të sipërfaqeve publike në gjithë qytetin, u rregullua edhe zhardinera e mesme në bul. Bosnjë dhe Hercegovinë. Aktivitetet e ngritjes së gjelbërimit të ri përfshin disa faza të rregullimit të plotë, përfshirë instalimin e sistemit të ri spërkatës, si dhe sistemit pika-pika për ujitje të gjelbërimit. Në infrastrukturën e plotë të bulevardit tashmë i rregulluar në aspektin hortikulturor shtrihet gjelbërimi i planifikuar qendror dhe anësor në të dyja anët përgjatë bulevardit. Përveç fidanëve dekorativë gjetherënëse dhe gjethembajtëse të më shumë llojeve, këtu janë edhe drurët dekorativë, të cilat përveç që i japin gjelbërimit një pamje mbresëlënëse estetike shumëngjyrëshe ato janë mjaft të rëndësishme në procesin kundër ndotjes së ajrit dhe kontribuojnë për një mjedis jetësor më të pastër.

Gjegjësisht, me projektet e rregullimit të ri hortikulturor të një pjese të gjelbërimit të bulevardit në qytet, u rregullua edhe zhardinera e mesme në bul. Goce Delçev. Bul. Aleksandri i Madh, si dhe gjelbërimi qendror dhe anësor në bul. Kërste Petkov Misirkov.

Share