Të dhënat historike

Parku i natyrës “Gazi Baba” është ngushtë i lidhur me formimin dhe zhvillimin e qytetit të Shkupit, i njëjti ka një histori të gjatë duke filluar nga periudha e para erës së re, e deri më sot.

Zhvendosja hapësinore e qytetit të Shkupit, deri në periudhën e luftërave ballkanike sillet nga ana e majtë e lumit Vardar, kurse kodra e Kalasë dhe e Gazi Babës kanë prezantuar sipërfaqet kryesore të gjelbërimit dhe rekreacionit.

Për shkak aspektit të karakteristikave natyrore – atraktive, klimaterike dhe të vegjetacionit, kodra e Gazi Babës është planifikuar si gjelbërim publik urban por edhe si një hapësirë e përcaktuar për sport dhe rekreacion në qytetin e Shkupit.

Lokaliteti i Gazi Babës, më saktë kodra emrin e ka fituar nga kadiu i periudhës osmane Ashik Çelebiu i cili ka qenë shkencëtarë dhe poet i shekullit XVI por i cili në mes popullatës ka qenë i njohur si kadiu i Gazi Babës.

Në të kaluarën, pjesa e ngritur e kodrës së Gazi Babës në pjesën perëndimore ka qenë e kufizuar me luginën e lumit Serava, në pjesën jugore me rrafshinën aluviale të lumit Vardar, kurse nga pjesa veriore – verilindore me tarracat abrazive me lartësi mbidetare më të lartë se 300 m.

Vendndodhja

Parku i natyrës Gazi Baba gjendet në një largësi prej rreth 3 km nga qendra e qytetit të Shkupit në drejtimin lindor, në mes lagjes banesore të Hekuranës në lindje, i njëjti kufizohet me pjesët urbane të lagjes së Çairit në perëndim, me pjesët veriore të lagjes së Autokomandës dhe nga ana veriore me pjesët banesore të lagjes Butel 2.

Rëndësia

Parku i natyrës paraqet një hapësirë interesante natyrore, vlerat e të cilit kanë qenë të detektuar qysh më herët. Ashtu që, gjatë viteve të pesëdhjeta të shekullit të XIX janë realizuar aktivitete lidhur me formimin e hapësirës së gjelbërimit prej rreth 100 ha, dhe me këtë rast vlerat natyrore janë plotësuar me shtimin e një numri të madh të llojeve të ndryshme të drunjve, me të cilët është përmirësuar pyllëzimi i përgjithshëm i këtij territori, i cili në këtë periudhë ka qenë në fazë të industrializimit dhe urbanizimit.

Me formimin e kësaj hapësire të gjelbërimit, është kontribuar për përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësorë, kurse me qëllim të ruajtjes afatgjate të kësaj hapësire, e njëjta është shpallur si territor i mbrojtur në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e rariteteve natyrore, me vendimin për shpalljen e lokalitetit “Gazi Baba” si peizazh karakteristik, të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Në muajin mars të vitit 2015, lokaliteti i Gazi Babës është ri mbrojtur me Ligjin për shpalljen e lokalitetit Park – pylli i Gazi Babës në Park të natyrës.

Nga sipërfaqja e përgjithshme e parkut (108 ha), pjesa më e madhe mbulohet me pyje të drunjve të shkurtë dhe të gjatë, përkatësisht në një sipërfaqe prej 95 ha.

Sipërfaqet e vetme barishtore shfaqen në pjesën juglindore të rrëzës kodrinore, në një sipërfaqe prej rreth 4,3 ha, në verilindje me 3,6 ha dhe mbi Fakultetin e shkencave Matematike – natyrore, në një sipërfaqe prej rreth 2 ha. Këto sipërfaqe në të kaluarën janë shfrytëzuar si tokë lërimi, kurse sot shfrytëzohen si livadhe.

Me sipërfaqet e pyjeve dhe me shërbimin e rojës së Parkut, menaxhon NP “Parqe dhe gjelbërime”.

SIPËRFAQET E REKREACIONIT

Përskaj korsive të këmbësorëve, që paraqesin objekte kryesore të rekreacionit në këtë park, janë të vendosura edhe vend – vështrimet (vend panoramat), ulëset dhe tryezat për pushim dhe piknik. Këto përmbajtje janë të vendosura përskaj korsive të rregulluara edhe në pjesën e hyrjes së parkut. Korsitë e dheut, të cilat në masë të madhe janë të mbuluara me vegjetacion të ulët, nuk përcillen me përmbajtje rekreative. Si një sipërfaqe e posaçme e rregulluar për rekreacion, është pjesa e mbuluar me barë në afërsi të pjesës jugore të parkut me një sipërfaqe prej 4300 m2. Kjo sipërfaqe me rregull mirëmbahet si sipërfaqe barishtore, në hyrjen e së cilës janë të vendosura tabela informative dhe përmbajtjet për aktivitetet sportive. Në mbarë territorin e kësaj pjese të parkut, janë të vendosura elemente të ekskursioneve të përcjella me objekte të ndërtuara për pushim dhe piknik, të cilët shfrytëzohen nga ana e vizitorëve, në veçanti gjatë vikendeve. Korsitë e fitnesit, shfrytëzohen nga një numër i madh i sportistëve amatorë dhe profesionist.

Pylli i Gazi Babës, paraqet një ishull të madh të gjelbërimit në suaza të indit urban të Shkupit. Një sipërfaqe e tillë, relativisht e madhe e pyllit, rrallë haset në suaza të qendrës së një mjedisi të tillë urban. Hapësira e pyllit të Gazi Babës, paraqet një tërësi të pandarë që karakterizohet me vjetërsi të drunjve që sillet nga 30 – 40 vite, karakteristikat e tilla kanë vlerë dhe rëndësi tejet të madhe për ruajtjen e mjedisit jetësorë në qytetin e Shkupit, para se gjithash për shkak të funksionit polivalent të shprehur përmes: pastrimit të ajrit, mbrojtjes së tokës, rregullimit të regjimit të ujërave dhe për përmirësimin e mikro – klimës, gjë që pozitivisht ndikon mbi cilësinë e mjedisit jetësorë në tërësi.

Vegjetacioni

Pamja e sotme e bimëve që hasen në Parkun e natyrës “Gazi Baba”, paraqet kombinimin e llojeve autoktone dhe aloktone. Në hapësirën dominojnë llojet e drunjta të cilët në pjesën më të madhe janë të mbjella përmes pyllëzimit. Numri më i madh i drunjve janë të moshës prej 40 deri më 50 vite.

Prezenca e llojeve të ndryshme të drunjve dhe të kaçubave deri më tani është hulumtuar disa herë me radhë. Gjatë hulumtimeve të fundit për nevojat e këtij studimi profesional, janë konstatuar 79 lloje të drunjve dhe të kaçubave që hasen në këtë hapësirë.

Numri i madh i llojeve bimore, kontribuojnë që të formohet një mjedis natyrorë mjaftë interesant, që ka rëndësi shumëqëllimore. Përskaj zbukurimit të hapësirës dhe përmirësimit të kushteve mikro – klimatike dhe ekologjike, kjo hapësirë është interesante për aktivitete sportive, por edhe për hulumtimet shkencore.

Pyllëzimi i hapësirës, në masë të madhe ka kontribuar për rritjen dhe zhvillimin e llojeve të ndryshme të drunjve dhe të kaçubave, të cilët dallohen sipas karakteristikave të tyre ekologjike dhe për këtë arsye një numër kaq i madh i llojeve në një hapësirë relativisht të vogël prej rreth 100 ha, paraqet një hapësirë interesante dhe të vlefshme natyrore. Prapëseprapë, ekziston një disproporcion i madh për nga aspekti i përfaqësimit të llojeve, kështu që, disa prej tyre hasen si të vetme, të tjerat në grupe, kurse pjesa e tretë haset në trajtë të formuar të të mbjellave pyjore. Më të pranishëm dhe më të njohur në këtë terren janë: pisha e zezë, frashri amerikan dhe akacia.

Në pjesën më të madhe, në grupe më të vogla ose të mëdha përmes pyllëzimit janë të mbjellë:

Druri i thartë – me prejardhje nga Azia Lindore, që ka aftësi për përtëritje;

Kelreuteria – me prejardhje nga Azia Lindore, me veçori invasive në territorin e Parkut të natyrës “Gazi Baba”;

Glediçi – me prejardhje nga Amerika Veriore, kultivohet si dru i parqeve. I njëjti në masë solide është i përfaqësuar edhe në lokalitetin e “Gazi Babës”;

Maklura – me prejardhje nga Amerika Veriore, dallohet për nga frytet topthore me ngjyrë të gjelbër intensive.

Në vende të ndryshme, në pjesë të caktuara të hapësirës hasen një numër i madh i llojeve interesante autoktone, të cilët janë shumë të rralla në dendroflorën e Maqedonisë, kurse në të kaluarën këto lloje kanë qenë të pranishme në sipërfaqe më të mëdha. Për shkak zë zvogëlimit të popullatës së tyre, të njëjtit janë të rëndësishëm për nga aspekti i kultivimit dhe ruajtjes. Të tilla janë mështekra e fushës, hithra  dhe dardha e egër. Lloji i mështekrës së fushës në territorin e Parkut të natyrës “Gazi Baba”, është i pranishëm vetëm me disa drunj, por ky lloj ka rëndësi të madhe për faktin se ky është një lloj autokton në zhdukje. Për këtë arsye, për mbijetesën e këtij lloji duhet të mbahet llogari dhe kujdes i posaçëm. Hithra është lloj i drurit autokton, i cili karakterizohet me termofilitet të madh, rezistencë ndaj thatësisë dhe si lloj që preferon dritën në masë të madhe. Ky është një dru i bukur dekorativ, i cili është i qëndrueshëm ndaj ajrit të ndotur, por për shkak të rritjes së ngadalshme i njëjti nuk shfrytëzohet në masë të duhur.

FLORA

Sipas të dhënave nga literatura floristike dhe në bazë të hulumtimeve sipërfaqësore në realizuara në terren, në këtë çast për Parkun e natyrës “Gazi Baba” mund ti theksojmë 141 llojet nga 31 familje bimore, megjithatë numri i tyre me siguri është më i madh. Vlerësimet e tilla jo të plota lidhur me gjendjen e florës në këtë hapësirë, tregojnë qartë se edhe këtu, në kushte të ndikimit maksimal të njeriut, me sukses janë ruajtur një numër i caktuar i llojeve interesante të bimëve autoktone.

Share