Në vend fidanishtet e “Florakom” prodhohen materiale dekorative dendrologjike, përkatësisht fidanë të drunjve gjetherënës dhe gjethembajtës si dhe kreshta të vegjël, lule perenciale, gardhe klasike bimore dhe fidanë për pyllëzime. Përskaj kësaj, ofrohen edhe shërbime lidhur me rregullimin hortikulturorë të sipërfaqeve të oborreve individuale, firmave dhe të objekteve të tjera. Prodhimtaria e materiale për mbjellje zhvillohet në dy reparte vijuese: Fidanishtja “Parku I” dhe Fidanishtja “Butel”.
Në vend Fidanishten “Parku I” , prodhimtaria zhvillohet gjatë dy sezoneve – dimërore dhe atë verore, me zbatimin e metodës klasike të kontejnerëve, përmes rrugës vegjetative, me trungje dimërore dhe verore, me trungje në fazë të gjysmë pjekurisë dhe përmes rrugës gjenerative me fara.
Lëndët e para të prodhimtarisë së fidanëve, shfrytëzohen nga trungjet pronësore amë. Materialet e farave mblidhen nga trungjet amë nga vend fidanishtja jonë. Të njëjtit mbulohen me rërë deri në kohën e mbirjes së tyre. Më pas rimbjellen në kontejnerë, metodë kjo që njihet si “shkollimi i fidanëve”. Këto fidanë më pas mund të shfrytëzohen pas një ose dy viteve, pasi të arrijnë vlerën e tyre komerciale, përkatësisht pasi të kenë arritur madhësinë e tyre për shitje. Një pjesë e fidanëve kontejnerik, transportohen në repartin e fidanishtes “Butel” për kultivim të mëtutjeshëm, kurse pjesa tjetër në NP “Parqe dhe gjelbërime” për realizimin e planeve dhe projekteve lidhur me rregullimin hortikulturorë të gjelbërimit publik urban dhe jashtë urban.
Në repartin Fidanishtja “Parku I” prodhohen lloje të ndryshme të fidanëve siç janë: Thuyi, Juniperus, Criptomerya, Taxus, kaçubat lulore, kaçubat halore, perenët dhe bimët kacavjerrëse.
Në vend Fidanishten “Butel” prodhohen materiale dekorative dendrologjike të fidanëve gjetherënëse, kaçubat, gardhet bimore, perenët, prodhimtaria e bazamentit për shartim dhe shartimi i tyre, kultivimi i fidanëve kontejnerik nga bimët e larta dhe të ulëta kreshtore në sipërfaqe të hapur. Nga fidanët gjetherënëse prodhohen llojet: Acer, Fraxinus, Platanus, Aesculus hippocastanum, Tilia argentea, Betula alba, Cercis siliquastrum, Koelreuterija panniculata, Salix babilonica, Lagestroemia Indica, Melia azedarach, Fraxinus pendula, Aescuus carnea briottii, Fraxinus excelsior globossa, më pas edhe më shumë lloje të kaçubave, gardhet klasike bimore dhe lulet perenciale.