Tradicionalisht, për të 27-tën herë në organizim të Organizatës sindikale SPHT në Ohër u mbajtën Lojërat Sportive Sindikale – Komunalijada. Morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish – pjesëmarrës dhe mysafirë nga disa ndërmarrje komunale në vend. Edhe këtë vit punonjësit tanë morën pjesë në këtë manifestim. Duke garuar në lojërat sportive në disiplinën e punës për aranzhimin e luleve të freskëta, kolegu ynë Baki Saidi, me përkushtim dhe profesionalizëm fitoi vendin e parë. Kjo edhe një herë vërteton kryerjen profesionale të përgjegjshme dhe me përkushtim të punës së punonjësve tanë, duke dhënë kontribut vetëmohues në prezantim dhe shoqërim të ndërsjellë me pjesëmarrësit tjerë në këtë Komunalijadë.

Me rastin e fitimit të vendit të parë, Drejtori Dr. Ardian Muça realizoi takim me Baki Saidin dhe i uroi për profesionalizmin e tij.

Share