Në të gjitha rajonet këtë periudhë janë duke u realizuar aktivitete të rregullimit vjeshtor të sipërfaqeve të gjelbra publike. Kositja e parqeve, krasitja e shkurreve, pastrimi i barit të egër, mbledhja e gjetheve janë vetëm një pjesë e aktiviteteve rrjedhëse të ekipeve tona. Por, gjithsesi këtu është edhe mbjellja e rasatit të ri vjeshtor. Pra, me afro 150.000 lule të llojit: Viola, Brassica dhe Krizantema do të rregullohen sipërfaqet me lule dhe figurat prej luleve, të cilat tanimë i plotësojnë tonet e ngjyrave në qytet.

Gjithashtu, me këto aktivitete të vjeshtës u bë mbjellja e fidanëve të reja nëpër parqet e qytetit, me ç’rast ekipet në më shumë lokacione mbollën disa lloje të fidanëve gjetherënëse dhe halore.

Share