Festivali i luleve në qytetin e Shkupit, është një manifestim tradicional i qytetit që feston lulet, gjelbërimin, natyrën dhe shoqërimin në mjedis të hapur.  Ky festival mbahet nën patronatin e Qytetit të Shkupit, por në organizim të NP “Parqe dhe gjelbërime” dhe me këtë rast të gjithë qytetarëve u ofrohet mundësia që të kënaqen në koloritin e pasur të luleve dhe të aranzhmaneve lulore.

Evenimenti zhvillohet në suaza të dy ditëve të festivalit (të shtunën dhe të dielën). Të gjithë dashamirët e lules, natyrës, rregullimit të hapësirës, personat me kreativitet të shquar, profesionistët dhe amatorët, përmes programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, kanë mundësi që ti shprehin aftësitë e tyre në lidhje me lulet, të ofrojnë këshilla, konsultime dhe ide, lidhur me rregullimin dhe mirëmbajtjen e luleve dhe të gjelbërimit.

Festivali zhvillohet sipas programit vijues:

  1. Defilimi i luleve.
  2. Hapja solemne e festivalit.
  3. Qendra e luleve – prezantimi i firmave nga vendi dhe nga shtetet e huaja, veprimtaria e të cilëve është nga fusha e hortikulturës dhe prodhimtarisë së materialeve lulore dhe të materialeve për mbjellje.
  4. Punëtori kreative dhe inovative. Në festivalin e luleve, organizohen punëtori kreative për të gjitha grup – moshat: punëtori për fëmijët, përgatitja e aranzhmaneve lulore, kurorave lulore, bazat e fotografimit, vizatime dhe ngjyrosje, performanse dramatike, punëtori të artit figurativ dhe të tjera.
  5. Dizajnimi i rrëfimit lulorë – rregullimi i kopshteve lulore.
  6. Këshilla profesionale për rregullim hortikulturorë – të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësinë që të informohen për kultivimin e luleve dhe të fitojnë këshilla të dobishme nga ana e profesionistëve me përvojë në drejtim të planifikimit, rregullimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërimit.
  7. Zona e argëtimit – lojëra argëtuese dhe edukative, grupe ritmike dhe të vallëzimit, joga, pilates, grupe muzikore, galeria e hapur, performanse multimediale dhe shfaqe tematike.
  8. Eko pikniku – vend për pushim, relaksim, bisedime, biblioteka në mjedis të hapur, shikimi dhe shkëmbimi i revistave për rregullim të hapësirave të jashtme.

Në stendat e hapura të festivalit, qytetarët kanë mundësinë që të kyçen në punëtoritë interaktive dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre në drejtim të kreacioneve lulore, më pas u ofrohet mundësia që të këshillohen dhe të mësojnë diçka të re, të blejnë lule, të përvetësojnë ide lidhur me rregullimin e tarracave të tyre dhe të shoqërohen me miqtë në natyrë.