Rekuizita të reja për fëmijët, urëza të reja dekorative, pavijone, vend panorama të dedikuara për pushim dhe relaksim, shportat për mbeturina…janë vetëm disa prej elementeve të cilat ekipet tona gjatë kësaj periudhe i kanë rregulluar dhe vendosur në “Vodno të Mesme”. Në këtë lokalitet, përskaj aktiviteteve të theksuara më lartë, u realizua edhe rikonstruksioni i ulëseve dhe tryezave ekzistuese të parqeve që u janë dedikuar vizitorëve. Rregullimi dhe mirëmbajtja e elementeve urbane të parqeve në suaza të gjelbërimit jashtë urban, janë aktivitete të cilat në mënyrë të rregullt realizohen nga ana jonë. Në suaza të aktiviteteve të rregullta, ekipet tona realizuan edhe aksionin e pastrimit të pusetave derdhëse për ujërat atmosferike – “rigolat” nga Vodno e Mesme – poshtë përmes park – pyllit me qëllim të rrjedhjes së papenguar të ujërave atmosferike.

Në të njëjtën kohë, apelojmë deri te vizitorët e park – pyllit që të kenë kujdesë dhe të mos i shkatërrojnë elementet urbane të parqeve.

Share