Aktivitetet që kanë të bëjnë me rregullimin e gjelbërimit nëpër qytet, ekipet tona po i realizojnë me përkushtim edhe në komunën e Karposhit. Në një sipërfaqe prej 5.960 m², në etapa të caktuara po realizohet ngritja e gjelbërimit të ri, me vendosjen e sistemit përkatës për ujitje.Më saktësisht, në këndin në mes bulevardit “Aradhet partizane” dhe rrugës “Lubjanska” në afërsi të Q.T. “Siti Moll”, me këtë aktivitet po realizohet gjelbërimi i tërësishëm i kësaj hapësire.

Ne do ti vazhdojmë projektet me të cilat ekipet tona në koordinim me Qytetin e Shkupit, në vazhdimësi do të rregullojnë më shumë sipërfaqe të tilla të gjelbërimit në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit.

Share