Në suaza të parkut të luleve “Ashikaga” në Japoni jeton lloji tejet i bukur i drurit “Visteria” për të cilin shpesh flitet dhe mendohet se është lloji më i bukur i drurit në mbarë botën. Druri më i madh dhe më i vjetër në Japoni, ky lloj është atraksioni kryesor i parkut të luleve, duke mbledhur vizitorët që ta shohin atë në gjendje të lulëzimit të plotë. Druri daton nga viti 1870, është një dru 143 vjeçar dhe i njëjti posedon degë të cilat janë të përcjella me fidanë që krijojnë në ombrellë të lulëzuar magjike. Koha më e volitshme që të vizitohet ky par është mesi i prillit deri kah mesi i majit.

Share