Gjatë ditës së sotme ekipet tona në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe me brigadën zjarrfikëse, realizuan dezinfektimin e inventarit të parqeve siç janë: ulëset, tryezat, vend panoramat dhe rekuizitat tjera të parqeve në Park – pyllin “Vodno”, Parkun e Qytetit, Parkun e natyrës “Gazi Babë”, Parkun e Çairit, QRS ”Saraj” si dhe në Kejin e lumit Vardar. Ky aktivitet u realizua si pjesë e rekomandimeve për dezinfektim të sipërfaqeve publike dhe pajisjeve urbane nëpër parqet dhe park – pyjet në mbarë qytetin tonë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve nga përhapja e virusit korona – “Kovid 19”. Aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme në parqet dhe në sipërfaqet tjera publike.

Share