Për shkaqe shëndetsore sot parashtrova dorëheqje nga funkcioni drejtor në NP Parqe dhe Gjelbërime. E falenderoj kryetaren Arsovska për besimin dhe mundësin e dhënë, por shëndeti është më i rëndësishëm se çdo funkcion. Udhëheqesis së re i dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme. Me respekt Z.Rexhepi
Aktivitetet përfundimtare të projektit Ndërtimi i kapaciteteve për ekosisteme për reduktimin e rrezikut nga katastrofat. Drejtori Zuhejr Rexhepi realizoi takim me përfaqësuesin e agjencisë japoneze për zhvillim "Xhajka", ku u shqyrtuan aktivitetet përfundimtare të projektit, i cili përfshin zhvillimin e një modeli kundër vërshimeve, rrëshqitjeve të dheut, erozionit të tokës dhe zjarreve në pyje në
Moti i bukur na mundësoi të realizojmë edhe një aksion të përbashkët me miqtë tanë nga Biblioteka e qytetit, "Vëllezërit Miladinovci" - Shkup. Nxënësit nga SHF "Kole Nedellkovski" dhe SHMQSH "Georgi Dimitrov", së bashku me drejtoreshën Snezhana Stojçevska, mbollën fidanë gjethembajtës dhe lule, duke e zbukuruar gjelbërimin në Parkun e Poezisë në rrethin e bibliotekës.
Fillimin e javës e nisim me shënimin e Ditës botërore të librit me mbjellje të fidanëve dhe luleve. Drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me drejtoreshën e bibliotekës së qytetit ,,Vëllezërit Milladinovci” Snezhana Stojçevska, në bibliotekën ,,Shoku” mbollën fidanë gjethembajtës dhe lule në oborrin e bibliotekës. Le të rritet dëshira për edukim të vazhdueshëm dhe qoftë
Sot në QRS Saraj e shënuam Ditën e planetit Tokë Në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale, fëmijët e kopshtit “Filiz” dhe gjimnazit “Saraj” mbollën lule me kryetaren Danella Arsovska dhe drejtorin Zuhejr Rexhepi. Fëmijët vizatuan në eko-tema, mësuan përmes lojës së seleksionimit të mbeturinave dhe ishin pjesë e eko-edukimit për rritje të vetëdijes për rëndësinë
Sot e finalizojmë aksionin pranveror të mbjelljes së fidanëve së bashku me Stopanska Bankën. Në lokacionin në qendrën e qytetit dhe në kejin e Vardarit, përfaqësues të ndërmarrjes dhe përfaqësues të menaxhmentit të bankës mbollën fidanë të rinj të llojit të blirit dhe panjës së kuqe, duke u dhënë freski sipërfaqeve të gjelbra. Falënderojmë Stopanska
Zuhejr Rexhepi u zgjodh drejtor i NP Parqe dhe Gjelbërime Me Aktvendimin për zgjedhjen e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” Shkup nr.04-716/1 më datë 11.04.2023, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska drejtorin e deritanishëm UD, Zuhejr Rexhepi e emëroi drejtor
Sot me rastin e 7 Prillit, Dita Botërore e Shëndetit, drejtori Zuhejr Rexheri së bashku me drejtorin e Entit për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim Miki Filev dhe infermieren kryesore Danka Dimitrovska mbollën fidanë të rinj gjetherënës dhe gjethembajtës, duke e zbukuruar gjelbërimin në oborrin e entit. Investimi ynë në kujdesin për gjelbërimin është përgjegjësi e
Shprehim falënderim të madh dhe një BRAVO të madhe për fëmijët e shoqatës "Dua ylberin", të cilët me fytyra të buzëqeshura dhe të gëzuara së bashku me drejtorin Zuhejr Rexhepi dhe ekipin drejtues mbollën lule duke rregulluar lehen e re të luleve në Parkun e Qytetit, si simbol për mbështetje dhe të kuptuarit e diversitetit.
Park i ri Rregullim i ri hortikulturor Sistem i ri i ujitjes Po, kjo është pamja e re e sipërfaqes publike - shesh i gjelbër në qendrën e qytetit, pranë Hamamit të Daut Pashës. Sot drejtori Zuhejr Rexhepi së bashku me drejtorin e NP Rrugë dhe Rrugica Said Said mbollën fidanë të llojit Juniperus elvodi