Nga aktivitetet e sotme e veçojmë rregullimin e gjelbërimit përgjatë rrjedhës së djathtë të kejit të lumit Vardar, nga ura e Bellasicës deri te ura Binjaku, në komunën e Aerodromit. Mirëmbajtja dhe rregullimi i gjelbërimit publik është angazhim yni, të cilin e realizojmë çdo ditë për një mjedis më të pastër jetësor.
Me mbjelljen e fidanëve të nëntorit e përfshimë gjelbërimin e zhardinerës qendrore në bulevardin Aradhet Partizane. Thuja smaragd unike, thuja aurea dekorative dhe juniperus sabina tamariscifolia e gjelbër-e verdhë janë fidanët e rinj me të cilët e plotësuam këtë pjesë të gjelbërimit të bulevardit.
Kositja e barit, mbledhja e barit të kositur, krasitja dhe rregullimi i bimësisë janë aktivitetet e sotme të ekipeve të terrenit për rregullimin e gjithë hapësirës së gjelbër publike te Qendra sportive Boris Trajkovski. Në një pjesë të hapësirës publike rregullimin e plotësuam me mbjelljen e krizantemës (chrysanthemum) sezonale në disa ngjyra.
Krahas aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes dhe rregullimit të gjelbërimit, sipërfaqen me lule te rrethrrotullimi në bulevardin Serbia në komunën e Kisella Vodës e dekoruam me krizantemë (chrysanthemum) rozë, të kuqe dhe të bardhë. Krizantema me formën e saj të bujshme dhe ngjyrat e fuqishme e përmirëson disponimin në këto ditë vjeshte me shi.
Me mbjelljen e lules sezonale, mbledhjen e gjetheve të rëna, sot e rregulluam oborrin e bibliotekës për fëmijë "Shoku" në komunën e Karposhit.
Zhardinera qendrore në bulevardin "Aradhet Partizane" nga sot është pasuruar me fidanë të rinj të llojit (thuja aurea).
Ekipet tona sot janë duke krasitur pemët në bulevardin Metropolit Teodosij Golloganov me qëllim për të rritur sigurinë e të gjithë kalimtarëve. Me krasitjen mundësohet njëkohësisht qarkullim i pandërprerë i këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër shtigjet, si dhe sigurohet dukshmëri më të madhe të sinjalistikës së trafikut, me ç'rast rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në
Me rënien intensive të gjetheve në sipërfaqet e gjelbra në këtë periudhë të vitit, ekipet tona i intensifikuan aktivitetet e mbledhjes së tyre nga sipërfaqet me bar. Në përputhje me kushtet e motit, ekipet e terrenit sot bënë ngarkimin e masës së grumbulluar në Parkun e Qytetit.
Mbollëm 1500 rrënjë të reja të manushaqes (violë) në disa ngjyra në sipërfaqet me lule në parkun e Çairit. Nëpër gjelbërimin e bukur, lulet suptile të rasatit sezonal i japin një bukuri të veçantë një prej parqeve më të vjetra të qytetit.