U realizua rekonstruksioni i tërësishëm i cili në vete përfshin sipërfaqen e re të barit, sistemin e ri të ujitjes dhe rregullimin e ri hortikulturorë që shtrihet në një sipërfaqe prej 3.500 m2, të gjitha këto nga dita e sotme e shtuan bukurinë e bulevardit “8-të Shtatori”. Me këto aktivitete, po i konfirmojmë orvatjet tona për gjelbërimin në afërsi të rrugëve të komunikacionit në mbarë qytetin. Ekipet e ndërmarrjes sonë publike, edhe në periudhën e ardhme do të vazhdojnë me rikonstruksionin e gjelbërimit edhe në lokalitetet tjera të qytetit.

Share