58 fidanë të rinj janë pjesë e rreshtit të ri të drurëve që u mbollën përgjatë Bul. Goce Delçev. Aksionin e mbjelljes e shënuan në mënyrë simbolike drejtori dr. Ardijan Muça, kryetari i Komunës së Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës së Qendrës Sasha Bogdanoviç. Me këtë aksion pranveror të mbjelljes së fidanëve, do të mbillen gjithsej 8000 fidanë në sipërfaqet e gjelbra publike në qytet. Aksioni i mbjelljes zhvillohet në bulevardet Goce Delçev, Aleksandri i Maqedonisë, Brigada e Tretë Maqedonase, Kërste Petkov Misirkov, Rruga Vodnjanska, Bul. Bosnja dhe Hercegovina, rrethrrotullimet në Hotel Kontinental dhe në Aradhet Partizane, si dhe nëpër të gjitha komunat e Shkupit. Rregullimi i ri hortikulturor i i zhardinerës së mesme dhe gjelbërimit anësor përgjatë bulevardit Goce Delçev është korridori i gjelbër, ku në periudhën e kaluar ekipet tona kanë punuar në përtëritjen e plotë. Fidanët e sapo mbjellë me kërcell të ulët dhe me kërcell të gjatë në këtë brez të gjelbër të bulevardit i japin një freski të vërtetë gjelbërimit. Në këtë pjesë u instalua edhe një rrjet i ri hidrantësh për ujitje të gjelbërimit, u rikonstruktuan lëndinat dhe u rregullua me fidanë gjethembajtëse dhe gjetherënëse, me shkurre dhe perenë. Me këtë koncept të urbanizmit të gjelbër gjithnjë e më shumë angazhohemi për përmirësimin e cilësisë së gjelbërimit në qytet.

Share