Natyra me thjeshtësinë e saj, e megjithatë kaq magjike në këtë periudhë të vitit është e veçantë. Si vërtetim i kësaj, veçojmë drurët e llojit qershi japoneze (lat. Prunus serrulata), të cilat me tiparin unik rozë të luleve të para që shfaqen në prill tashmë vërehen nëpër gjelbërimin e qytetit. Rreshtat e këtyre drurëve dekorative në Parkun e Qytetit, në rrugën Maksim Gorki, zhardinera e mesme në Bit Pazar dhe në bulevardin Aradhet Partizane nëpër gjelbërimin publik, janë peizazh i veçantë që mund të vërehet gjatë këtyre muajve të pranverës. Lulëzimi i këtyre drurëve dekorative, gjatë kësaj periudhe veçohet si tipar i veçantë i qytetit, duke u gërshetuar me pjesën tjetër të koloritit të gjelbërimit urban.

Share