Зеленилото - неговото значење

 

Зеленилото и животната средина имаат големо значење за подобрување на квалитетот на животот на луѓето. Особено градското зеленило, зазема значајно место со своите карактеристики и функција на пејсажно планирање, проектирање и обликување на природата и урбаната средина. Истото налага, тековна и последователна потреба од редовно одржување и реконструкција на урбаните јавни зелени површини. Подигањето на нови зелени површини, каде што постојното зеленило ја надминало својата физиолошка функција, вклучувајќи ја и високата вегетација - дрвјата, е сè познчајно во современиот животен тек. Секако и вонградското зеленило, парк-шумите, со стуктурата на зеленилото, неговата распространетост и рекреативни елементи, сè повеќе е во функција на потребите на граѓаните, кои таму секојдневно наоѓаат оддишка од градскиот метеж.

Воедно, составен дел на зелените површини, се парковски елементи и реквизити за одмор и рекреација на посетителите, каде што вработените на реони секојдневно забележуваат оштетувања, кршења и целосни уништувања, како на парковски инвентар, така и на цветен расад, тревна површина и садници. Голем е и бројот на места со зеленило, каде се сретнуваат отпадоци, смет и ѓубре, дури и до целосно претворање на истите во депонии, што говори за несоодветен однос кон природата. Истовремено со мигрирањето и фрекфенцијата на луѓето во големите градови и зголеменото аерозагадување, зеленилото и неговата функција се приоритет како на институциите, така и на луѓето.   

Оттука, апелираме на совесно и одговорно однесување кон сите содржини во урбаното зеленило, и значењето на животната средина и зеленилото.

               

                               

                       

 

                                                                                * * *

 

Gjelbërimi dhe mjedisi jetësor kanë rëndësi të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve. Në veçanti gjelbërimi urban, zë një vend të rëndësishëm me karakteristikat dhe funksionin e tij mbi planifikimin e peizazhit, projektimin dhe formësimin e natyrës dhe të mjedisit jetësorë. Ky lloj i gjelbërimit imponon nevojën për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe të rregullt si dhe rikonstruksionin e sipërfaqeve të gjelbëruara urbane. Aktivitetet lidhur me ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbërimit, në vendet ku gjelbërimi ekzistues e ka tejkaluar funksionin fiziologjik, duke përfshirë  edhe vegjetacionin e lartë, po zënë një vend të domosdoshëm në rrjedhat e jetës bashkëkohore. Gjithsesi edhe gjelbërimi jashtë urban, park – pyjet, me strukturën e gjelbërimit, përhapjes së tyre dhe elementeve të rekreacionit, gjithnjë e më tepër janë në funksion të nevojave të qytetarëve, të cilët në këto mjedise gjejnë çlodhjen e përditshme nga tollovitë urbane.

Në të njëjtën kohë, si pjesë përbërëse e sipërfaqeve të gjelbëruara janë edhe elementet dhe rekuizitat e parqeve që shërbejnë për pushim dhe rekreacion të vizitorëve, po në këto vende të punësuarit e rajoneve përkatëse për çdo ditë vërejnë dëmtimet, thyerjet dhe shkatërrimet e tërësishme të tyre, vërehen edhe dëmtime të inventarit të parqeve, ashtu edhe dëmtime të rasatit të luleve, të sipërfaqeve të mbuluara me barë dhe dëmtime të fidanëve. Gjithashtu po manifestohet dukuria që pjesa më e madhe e vendeve të gjelbëruara të mbulohet me mbeturina dhe hedhje të ndryshme dhe në disa raste kemi edhe shndërrimin e tërësishëm të këtyre sipërfaqeve në deponi, dukuri kjo që flet qartë për raportin jo korrekt ndaj natyrës.

Për këtë arsye, apelojmë për sjellje të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi ndaj të gjitha përmbajtjeve përcjellëse të gjelbërimit urban, dhe përkujtojmë për rëndësinë e mjedisit jetësorë dhe gjelbërimit.

 

07.02.2018 

 

Copyright © 2016 All rights reserved | Designed by Unet